Në fillim të këtij takimi Kryetari Imri Ahmeti ka uruar drejtorët e rinj për detyrën dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar edhe përkushtimin e tyre në ngritjen e mëtejshme të shërbimeve administrative dhe shërbimeve publike.
Kryetari Ahmeti, po ashtu ka ndarë pikat kryesore të planit të punës për vitin aktual, duke vënë theks të veçantë në projektet që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Lipjanit.
Gjithashtu gjatë këtij takimi u diskutuan shumë çështje që kanë të bëjnë me realizimin e projekteve kornizë, por edhe atyre të planifikuara për këtë vit, si dhe është diskutuar edhe për bashkëpunim me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, me fokus në aplikimin për grante dhe bashkëfinancim në investime të ndryshme në Lipjan.