Të dashur qytetarë,
Në prag të ndërrimit të viteve, ndalemi për të reflektuar mbi rrugën e bërë dhe për të marrë përgjegjësinë për hapat që na presin përpara. Çdo hap që kemi ndërmarrë deri më sot ka qenë rezultat i bashkëpunimit, durimit dhe besimit tuaj. Ky besim na ka dëshmuar se sfidat nuk na ndalin, por na forcojnë dhe na bëjnë më të vendosur për të ecur përpara.
Besimi i ripërtërirë për katër vitet e ardhshme nuk është privilegj, por obligim i madh. Një obligim për ta dëshmuar çdo ditë me punë konkrete, zhvillim të qëndrueshëm dhe vendime që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së çdo qytetari, pa dallim.
Le ta nisim Vitin e Ri me vendosmëri dhe unitet, të bindur se e ardhmja ndërtohet me punë të ndershme dhe angazhim të vazhdueshëm. Së bashku vizionin mund ta shndërrojmë në realitet dhe shpresën në zhvillim të prekshëm për Lipjanin.
Gëzuar Vitin e Ri 2026!
Ju uroj shëndet, mbarësi dhe suksese për ju dhe familjet tuaja.
Me respekt dhe mirënjohje,
Imri Ahmeti
Kryetar i Komunës së Lipjanit