Gjatë takimit u theksua bashkëpunimi i ndërsjellë në fusha të ndryshme, veçanërisht në atë të zhvillimit ekonomik dhe në fusha të tjera me interes të përbashkët.
Kryetari Ahmeti e falënderoi Ambasadorin Blaj për vizitën në Lipjan dhe ka shprehur mirënjohjen e tij për kontributin dhe mbështetjen e Sllovenisë ndaj popullit të Kosovës, duke e informuar njëkohësisht për karakteristikat, potencialet dhe prioritetet zhvillimore të Komunës së Lipjanit, si dhe për projektet aktuale që janë në proces të realizimit.
Nga ana tjetër, Ambasadori Blaj e uroi Kryetarin Ahmeti për mandatin e ri, duke shprehur gatishmërinë për një bashkëpunim të ngushtë me Komunën e Lipjanit në të gjitha fushat, veçanërisht në ato kulturore dhe ekonomike.