Gjatë këtij takimi u diskutuan shumë çështje por me theks të veçantë u fol për sundimin e ligjit, në fushën e bujqësisë dhe atë të zhvillimit ekonomik.
Kryetari Ahmeti e falënderoi Ambasadoren Karin Boven, për vizitën e saj në Lipjan dhe ka shprehur mirënjohjen e tij për kontributin dhe mbështetjen e Holandës ndaj popullit të Kosovës.
Kryetari Ahmeti po ashtu ka informuar ambasadoren për karakteristikat, potencialet dhe prioritetet zhvillimore të Komunës së Lipjanit, si dhe proceset e tjera aktuale.
Nga ana tjetër ambasadorja e Holandës, znj. Karin Boven, falënderoi Kryetarin Ahmeti për pritjen dhe ka theksuar se qëllimi i kësaj vizite është të shohë potencialin e Komunës së Lipjanit me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimit në të ardhmen.