Me këtë rast, Kryetari Ahmeti theksoi se kjo marrëveshje është dëshmi e përkushtimit tonë institucional për t’u krijuar të rinjve hapësira të reja për zhvillim dhe për të investuar në të ardhmen e tyre, përmes aktiviteteve inovative, edukative dhe teknologjike.
Nga ana tjetër përfaqësuesit e OJQ-ve në fjal theksuan se ky bashkëpunim forcon partneritetin ndërmjet Komunës së Lipjanit dhe OJQ-ve palë nënshkruese të këtij bashkëpunimi për realizimin e projekteve të përbashkëta që adresojnë nevojat dhe potencialin e të rinjve të Komunës së Lipjanit.