Të dashur qytetarë,
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ju përcjell urimet më të sinqerta për shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja.
Kjo ditë e veçantë bart mesazhe të fuqishme të sakrificës, solidaritetit, respektit dhe kujdesit për njëri-tjetrin. Në këto ditë feste, le të forcojmë vlerat që na bashkojnë si shoqëri, duke ndarë më shumë mirësi, dashuri dhe mirëkuptim mes nesh.
Uroj që në çdo familje të mbretërojë gëzimi, uniteti dhe shpresa për ditë më të mira. Gjithashtu uroj që haxhilerëve dhe të gjithë besimtarëve që ndodhen në vendin e shenjtë në Qabe t’u jetë pranuar haxhi.
Urime Kurban Bajrami!
Imri Ahmeti
Kryetari i Komunës së Lipjanit