Të dashur qytetarë,
Në këtë ditë feste të Fitër Bajramit, ju uroj nga zemra shëndet paqe dhe gëzim në familjet tuaja. Uroj që kjo festë t’ju gjejë pranë më të dashurve tuaj.
Fitër Bajrami është më shumë se një festë, është një kujtesë për të treguar solidaritet e mirësi, për të ndihmuar ata që kanë nevojë dhe për të ndarë gëzimin së bashku me familjen dhe miqtë.
Le ta shfrytëzojmë këtë festë për të forcuar unitetin mes nesh dhe për të ndërtuar një shoqëri që respekton njëri-tjetrin.
Urime Fitër Bajramin!
Imri Ahmeti
Kryetari i Komunës së Lipjanit