Të nderuar mësimdhënës,
7 Marsi Dita e Mësuesit, është një ditë e veçantë për të gjithë ne, sepse na kujton rolin dhe kontributin e pazëvendësueshëm në edukimin dhe formësimin e brezave të rinj. Kjo datë shënon gjithashtu një moment të rëndësishëm në historinë e arsimit shqiptar, me hapjen e shkollës së parë shqipe më 7 mars 1887 në Korçë.
Me këtë rast shpreh mirënjohjen dhe respektin tim të sinqertë për të gjithë mësimdhënësit, të cilët me përkushtim, vullnet dhe dashuri për dijen punojnë çdo ditë në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja.
Urime 7 Marsi, Dita e Mësuesit!
Imri Ahmeti
Kryetari i Komunës së Lipjanit