Urime 8 Marsin Ditën Ndërkombëtare të Gruas!
Në këtë ditë të veçantë shprehim respektin dhe mirënjohjen më të thellë për të gjitha gratë, nënat, motrat dhe vajzat për rolin dhe kontributin e tyre të pazëvendësueshëm në familje dhe në shoqëri.
Me përkushtimin, punën dhe sakrificën e tyre të përditshme, gratë janë shtyllë e fuqishme e familjes dhe një forcë e rëndësishme në zhvillimin dhe përparimin e shoqërisë sonë.
Urime 8 Marsin, me respekt dhe mirënjohje për të gjitha gratë!
Imri Ahmeti
Kryetari i Komunës së Lipjanit