Kryetari Ahmeti vlerësoi angazhimin, disiplinën dhe pasionin e Suelës për sportin, duke theksuar se ndihet krenar për sukseset e vajzave të reja të Komunës së Lipjanit, të cilat me talentin dhe përkushtimin e tyre po e përfaqësojnë me dinjitet komunën në arenën sportive.
Suela Luma ka qenë pjesëmarrëse aktive në gara komunale, republikane dhe në Kampionatin e Kosovës, duke shënuar rezultate të shkëlqyera. Ajo ka zënë vendin e parë në garat komunale, regjionale, si dhe në ato të organizuara në Qendrën Korrektuese.