Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, sot ka marrë vendim për emërimin e drejtorëve të drejtorive komunale, si dhe për emërimin e kabinetit të ri të Komunës, duke përforcuar strukturën udhëheqëse të administratës komunale dhe duke siguruar menaxhim profesional në shërbim të qytetarëve.
Në bazë të vendimit të kryetarit, emërimet janë si më poshtë:
• Drejtoreshë e Drejtorisë së Administratës: znj. Ajkuna Maliqi-Gjonaj
• Drejtor për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale: z. Shkelzen Hajdini
• Drejtor për Arsimin: z. Rasim Hasani
• Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport: z. Burim Rrustemi
• Drejtor për Buxhet dhe Financa: z. Latif Ramadani
• Drejtor për Ekonomi dhe Zhvillim: z. Valon Pacolli
• Drejtor për Planifikim, Urbanizëm dhe Mbrojtjen e Mjedisit: z. Imri Semetishti
• Drejtoreshë për Gjeodezi dhe Kadastër: znj. Safete Amerllahu
• Drejtor për Infrastrukturë: z. Ardian Olluri
• Drejtor për Inspektorate: z. Flamur Sylejmani
• Drejtor për Bujqësi dhe Pylltari: z. Rexhep Rexhepi
• Drejtor për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim: z. Sead Aliu
• Drejtor për Prokurim: z. Bekim Shabani
• Shef i Kabinetit: z. Avni Jashari
• Zëdhënëse e Komunës: znj. Besarta Qadraku
Kryetari Ahmeti ka theksuar se këto emërime pasqyrojnë përkushtimin e tij për të siguruar administratë të qëndrueshme, transparente dhe efektive, e cila do të punojë ngushtë me qytetarët për zhvillimin e Komunës së Lipjanit dhe për ofrimin e shërbimeve cilësore.