Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti, sot ka pritur në takim ekipin e kategorisë U14 të Klubit të Hendbollit për Femra “Ulpiana”, të cilat janë shpallur kampione të Kosovës.
Gjatë takimit kryetari Ahmeti, i uroi sportistet dhe stafin e klubit për këtë sukses të jashtëzakonshëm.
“Kur kemi suksese të tilla krenohemi të gjithë, ju na keni bërë krenarë neve dhe të gjithë qytetarët e Lipjanit. Ju siguroj se Komuna do të vazhdojë t’ju mbështesë, sepse suksesi juaj është sukses i gjithë Lipjanit”, tha Kryetari, z. Imri Ahmeti.
Përfaqësuesit e klubit e falënderuan kryetarin Ahmeti për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se ky titull është rezultat i punës së palodhshme dhe përkushtimit të stafit dhe sportisteve të reja.