Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti, sot ka pritur në takim drejtorin e Qatar Charity në Kosovë z. Ahmad Al Ashal, me të cilin ka diskutuar për investimet në sistemin e ujësjellësit.
Gjatë takimit Kryetari Ahmeti vlerësoi mbështetjen e Qatar Charity në realizimin e projektit të ujësjellësit në Krojmir, i cili pritet të ndikojë në përmirësimin e furnizimit me ujë për banorët e këtij fshati. Po ashtu u diskutua edhe për fillimin e investimeve në ujësjellësin e Vrellës, projekt i rëndësishëm që parasheh rehabilitimin e rrjetit ekzistues dhe përmirësimin e cilësisë së furnizimit me ujë për qytetarët e kësaj zone.
Drejtori i Qatar Charity në Kosovë z. Ahmad Al Ashal, ka falënderuar kryetarin Ahmeti, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, i cili ka mundësuar arritjen e rezultateve konkrete në këto projekte. Ai shprehu gatishmërinë për vazhdimin e partneritetit edhe në projekte të tjera në dobi të qytetarëve të Lipjanit.