Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti, sot ka pritur në takim Kryetarin e Komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini, me të cilin kanë bashkëbiseduar për çështje që lidhen me qeverisjen lokale.
Kryetari Ahmeti falënderoi homologun e tij për vizitën dhe theksoi rëndësinë e shkëmbimit të përvojave ndërmjet dy komunave, të cilat ndërlidhen me qeverisjen lokale.
“Gjatë këtyre viteve jemi fokusuar në realizimin e projekteve konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe në krijimin e kushteve më të favorshme për zhvillim ekonomik. Në këtë drejtim do të vazhdojmë me investime të qëndrueshme në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi”, tha Kryetari z. Imri Ahmeti.
Nga ana tjetër Kryetari i Komunës së Dragashit z. Bexhet Xheladini, falënderoi Kryetarin Ahmeti për mikpritjen dhe vlerësoi zhvillimet e arritura në Komunën e Lipjanit, e cila gjatë këtyre viteve ka shënuar progres të dukshëm në realizimin e projekteve në shërbim të qytetarëve, duke u bërë një shembull i mirë i qeverisjes lokale.