Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti, sot ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Komisioneren e Agjencisë për Informim dhe Privatësi znj. Krenare Sogojeva Dermaku, me qëllim të avancimit të transparencës institucionale dhe forcimit të mëtejshëm të llogaridhënies.
Komuna e Lipjanit është përzgjedhur në mesin e tri komunave në nivel vendi për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, e cila parasheh standardizimin e publikimit proaktiv të dokumenteve dhe informacioneve publike, përditësimin e rregullt të të dhënave si dhe monitorimin e zbatimit të obligimeve ligjore për transparencë, në përputhje me Ligjin për Qasje në Dokumente Publike.
Bashkëpunimi do të realizohet në kuadër të Planit të Veprimit të Partneritetit për Qeverisje të Hapur 2026–2028. Komuna e Lipjanit mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të transparencës dhe llogaridhënies institucionale.