Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti, sot ka nënshkruar ekzekutimin e bursave për 404 studentë përfitues, të cilët do të mbështeten me nga 500 euro bursë studentore.
Kjo mbështetje synon lehtësimin e studimeve dhe vazhdimin e përkrahjes institucionale për të rinjtë.
“Besoj fuqishëm se investimi në arsim është investim në të ardhmen e komunës sonë dhe në potencialin e gjeneratave të reja”, tha Kryetari z. Imri Ahmeti.
Ai gjithashtu uroi studentët përfitues, duke u dëshiruar suksese gjatë studimeve.
Komuna e Lipjanit mbetet e përkushtuar në mbështetjen e studentëve dhe në krijimin e mundësive më të mira për zhvillimin e tyre akademik dhe profesional.