Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, sot me rastin e 25-vjetorit të ndarjes nga jeta të Komandantit të UÇK-së, Lulzim Morina (Komandant Luli), nga Brigada “135 Agim Zeneli”, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora lulesh pranë lapidarit të tij në fshatin Hallaq i Vogël, në nderim të jetës dhe veprës së tij.
Me këtë rast, kryetari Ahmeti u shpreh se përkujtimi dhe respekti ndaj heronjve si Komandant Luli janë një detyrim dhe nder i vazhdueshëm, pasi ata dhanë gjithçka për lirinë që gëzojmë sot. Ai shtoi se jeta dhe vepra e tij do të mbeten përjetësisht frymëzim për brezat e tashëm dhe ata të ardhshëm.