Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, sot ka bërë homazhe dhe ka vendosur buqeta me lule pranë varrit të dëshmorit Shaqir Hoxha, në Kompleksin Memorial të Brigadës 121 “Kumanova” në Kleçkë, në nderim të jetës dhe veprës së tij, me rastin e 27-vjetorit të rënies.
Me këtë rast kryetari Ahmeti, theksoi se nderimi dhe respekti për dëshmorët dhe martirët e lirisë është obligim i përhershëm institucional dhe qytetar, pasi sakrifica e tyre sublime përbën themelin e lirisë, shtetndërtimit dhe funksionimit të institucioneve tona.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të lirisë!