Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, sot ka bërë homazhe dhe ka vendosur buqeta me lule pranë bustit dhe varrit të dëshmorit Ibrahim Krasniqi në fshatin Smallushë, në nderim të përvjetorit të rënies së tij.
Me këtë rast kryetari Ahmeti, theksoi se dëshmorët e kombit mbeten simbol i sakrificës dhe përkushtimit për lirinë e vendit. Nderimi dhe kujtimi i veprës së tyre është një përgjegjësi e vazhdueshme për institucionet dhe qytetarët, ndërsa idealet për të cilat ata dhanë jetën na obligojnë të punojmë për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të zhvilluar.
Lavdi e përjetshme për të gjithë ata që ranë për liri!