Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, sot ka bërë homazhe dhe ka vendosur buqeta me lule pranë pllakave përkujtimore të dëshmorëve dhe martirëve të fshatrave Ribar i Vogël, Blinajë dhe Kraishtë, në shenjë nderimi dhe respekti për sakrificën e tyre në rrugën drejt lirisë.
Me këtë rast kryetari Ahmeti, theksoi se sakrifica e dëshmorëve dhe martirëve mbetet themeli mbi të cilin është ndërtuar liria që gëzojmë sot, si dhe një obligim i përhershëm për ruajtjen e kujtesës kolektive me dinjitet dhe respekt institucional. Nderimi më i lartë ndaj tyre shprehet përmes angazhimit të vazhdueshëm, me ndershmëri dhe përkushtim, për zhvillimin dhe forcimin e vendit.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të lirisë!