Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, sot ka bërë homazhe dhe ka vendosur buqeta me lule pranë kompleksit memorial të dëshmorëve dhe martirëve, në 27-vjetorin e masakrës në Hallaq të Vogël dhe Rufc të Ri.
Me këtë rast kryetari Ahmeti, theksoi se sakrifica e tyre mbetet një kujtesë e përhershme për të gjithë ne. Mënyra më e drejtë për t’i nderuar është puna e ndershme dhe përkushtimi i përditshëm për një vend më të zhvilluar dhe më të mirë për të gjithë.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të lirisë!