Sot Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, priti në takim tre sportistë të dalluar në futsall, Festim Maqaj, Ermal Maqaj dhe Altin Bytyqi.
Gjatë takimit, Kryetari Ahmeti u dorëzoi mirënjohje sportistëve për sukseset e tyre në futsall, duke theksuar se puna dhe përkushtimi i tyre përbëjnë një frymëzim për të gjithë të rinjtë e komunës.
Festim Maqaj, Ermal Maqaj dhe Altin Bytyqi shprehën mirënjohje për pritjen dhe vlerësimin e Kryetarit, duke theksuar se ky nder u jep motiv shtesë për të synuar arritje edhe më të mëdha në të ardhmen.
Komuna e Lipjanit është krenare për sportistët e saj, të cilët kanë arritur suksese të shkëlqyera në turne të ndryshme të futsallit dhe futbollit, duke përfaqësuar me dinjitet Lipjanin në nivel lokal dhe ndërkombëtar.