Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti, mori pjesë sot në ceremoninë e përurimit të klasës së parashkollorëve në SHFMU “Kadri Beba” në Ribar të Madh, investim i realizuar nga Kontingjenti Turk i KFOR-it.
Me këtë rast Kryetari z. Imri Ahmeti, falënderoi KFOR-in Turk për këtë investim, i cili kontribuon drejtpërdrejt në krijimin e kushteve më të mira për edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve në moshë të hershme.
Ndërkaq komandanti i KFOR-it Turk z. Harun Elitas, theksoi se janë të lumtur që përmes këtij projekti po kontribuojnë në mbështetjen e iniciativave që ndikojnë pozitivisht në edukimin dhe mirëqenien e fëmijëve.