Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti, sot ka emëruar z. Astrit Buja në pozitën e drejtorit të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.
Me rastin e marrjes së detyrës kryetari Ahmeti, i uroi suksese drejtorit të ri në ushtrimin e përgjegjësive të tij, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit dhe avancimit të aktiviteteve kulturore, rinore dhe sportive në komunë, si dhe forcimin e bashkëpunimit me akterë të ndryshëm që kontribuojnë dhe veprojnë në Komunën e Lipjanit.