Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorët, me rastin e 18 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, bëri homazhe dhe vendosi një buqetë me lule pranë lapidarit të Komandantit Legjendar, Adem Jashari.
Me këtë rast, kryetari Ahmeti theksoi se 17 shkurti shënon një nga momentet më të rëndësishme në historinë e Republikës së Kosovës. Kjo datë nuk është vetëm festë, por edhe ditë kujtese dhe nderimi për sakrificat e brezave që luftuan dhe kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit.