Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), i udhëhequr nga Kryesuesi i Kuvendit z. Daut Azemi, sot ka mbajtur mbledhjen e 7-të me radhë, ku janë shqyrtuar të gjitha pikat e rendit të ditës të propozuara për këtë mbledhje.
Gjatë këtij takimi, Kryesuesi i Kuvendit z. Daut Azemi, përveç pikave të parapara në rendin e ditës, ka propozuar edhe një pikë shtesë për diskutim.
Pas diskutimeve, anëtarët e KPF-së kanë rekomanduar të gjitha pikat për shqyrtim dhe miratim në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet të mërkurën më 23 shtator 2026.