Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), i udhëhequr nga Kryesuesi i Kuvendit, z. Daut Azemi, sot ka mbajtur mbledhjen e 5-të me radhë, ku janë diskutuar të gjitha pikat e rendit të ditës të propozuara për këtë mbledhje.
Gjatë këtij takimi, Kryesuesi i Kuvendit, z. Daut Azemi, ka prezantuar pikat e rendit të të ditës të propozuara për këtë mbledhje.
Pas diskutimeve, anëtarët e KPF-së kanë rekomanduar të gjitha pikat për shqyrtim dhe miratim në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet të marten, më 30 qershor 2026.