Komuna e Lipjanit mori pjesë në Konferencën Ndërkomunale për Arsimin, e cila u mbajt në Prishtinë, me pjesëmarrjen e komunave të Lipjanit, Prishtinës, Obiliqit dhe Fushë Kosovës.
Me këtë rast, Nënkryetari i Komunës së Lipjanit z. Diamant Bytyqi përshëndeti këtë iniciativë dhe theksoi rëndësinë e platformave të tilla ndërkomunale për shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e politikave arsimore.
Gjatë kësaj konference, Komuna e Lipjanit kontribuoi me dy prezantime:
Bashkëpunimi me organizata joqeveritare dhe institucione të tjera për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe të mësimnxënies.
Investimet e vazhdueshme në ndërtimin e çerdheve në zonat rurale të komunës.
Kjo ngjarje e rëndësishme kishte për qëllim shkëmbimin e praktikave të mira, adresimin e sfidave dhe ndarjen e perspektivave të përbashkëta për zhvillimin e sistemit arsimor në nivel lokal.