Drejtori për Bujqësi dhe Pylltari z. Rexhep Rexhepi, sot ka pritur në takim fermerët e Komunës së Lipjanit, me të cilët janë nënshkruar kontratat për subvencionimin e çdo litri qumështi të prodhuar.
Me këtë rast drejtori Rexhepi, theksoi se kjo mbështetje synon t’i ndihmojë fermerët në zhvillimin e aktivitetit të tyre blegtoral, duke vlerësuar njëkohësisht punën, përkushtimin dhe kontributin e tyre në sektorin e bujqësisë.
Ai bëri të ditur se ky është viti i tretë me radhë që Komuna e Lipjanit mbështet blegtorët përmes subvencioneve për qumështin e prodhuar, me qëllim që t’u ofrojë mbështetje konkrete fermerëve lokalë dhe të kontribuojë në forcimin e prodhimit vendor.
Komuna e Lipjanit mbetet e përkushtuar në hartimin dhe zbatimin e politikave zhvillimore që mbështesin fermerët dhe zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë në komunë.