Komuna e Lipjanit, në bashkëpunim me Islamic Relief Kosova, e cila organizoi ceremoninë e ndarjes së granteve për biznese start-up, si pjesë e projektit për edukim dhe ndërmarrësi, të organizuar dhe udhëhequr nga Islamic Relief Kosova.
Ky projekt ka për qëllim rritjen e mundësive për të rinjtë ndërmarrës të komunës sonë.
Në ceremoni mori pjesë Drejtori për Ekonomi dhe Zhvillim në Komunën e Lipjanit, z. Valon Pacolli, i cili theksoi rëndësinë e kësaj mbështetjeje për të rinjtë dhe për zhvillimin ekonomik lokal, si dhe shprehu gatishmërinë e Komunës për bashkëpunime të ngjashme edhe në të ardhmen.
Nga gjithsej 71 të rinj që ndoqën trajnimin mbi Planin e Biznesit dhe Ndërmarrësinë, u përzgjodhën 12 ide biznesore më premtuese, të cilat do të mbështeten për të nisur aktivitetin e tyre.
Ndërsa drejtori i organizatës Islamic Relief Kosova, Dr. Mohamed Soliman, falënderoi Komunën e Lipjanit për bashkëpunimin e vazhdueshëm.
Ky projekt u mbështet nga Islamic Relief Deutschland dhe synon fuqizimin ekonomik të të rinjve, si dhe krijimin e mundësive të reja për vetëpunësim në Kosovë.