Sot në Medvec dhe Magurë, Komiteti për Komunitete i Komunës së Lipjanit, i udhëhequr nga kryesuesi z. Alush Bikliqi, zhvilloi vizitë pune në kuadër të mbledhjes së 8-të me radhë, me qëllim të vlerësimit të gjendjes aktuale dhe identifikimit të nevojave që prekin komunitetet në këto lokalitete.
Gjatë vizitës në terren, anëtarët e komitetit u njohën nga afër me sfidat dhe çështjet me të cilat përballen komunitetet, si dhe morën informacione lidhur me nevojat e tyre dhe trajtimin e tyre në kuadër të kompetencave institucionale.