Sot në sallën e takimeve të Komunës së Lipjanit, u mbajt mbledhja e parë e Komitetit për Komunitete (KK), e udhëhequr nga Kryesuesi i Kuvendit, z. Daut Azemi, ku u shqyrtuan të gjitha pikat e rendit të ditës.
Në këtë takim, anëtarët e Komitetit zgjodhën z. Alush Bikliqin, kryesues të Komitetit për Komunitete me të gjitha votat.
Në përfundim të mbledhjes, anëtarët u njoftuan gjithashtu me procedurat dhe kompetencat e Komitetit për Komunitete, në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi.