Sot në sallën e takimeve të Komunës së Lipjanit, u mbajt mbledhja e 6-të e Komitetit për Komunitete (KK), e udhëhequr nga kryesuesi, z. Alush Bikliqi, ku u shqyrtuan të gjitha pikat e rendit të ditës.
Gjatë takimit zyrtari për Buxhet dhe Financa informoi anëtarët e komitetit lidhur me planifikimin buxhetor të Komunës së Lipjanit për periudhën 2027–2029.
Në përfundim të mbledhjes, anëtarët e Komitetit shqyrtuan disa çështje dhe kërkesa të ndryshme të paraqitura nga komunitetet.