Sot në sallën e takimeve të Komunës së Lipjanit, u mbajt mbledhja e 42-të e Komitetit për Komunitete (KK), e udhëhequr nga kryesuesi, z. Skender Bikliqi, ku u shqyrtuan të gjitha pikat e rendit të ditës.
Gjatë takimit, zyrtari nga Drejtoria e Arsimit ka dhënë një informatë lidhur me fillimin e procesit mësimor 2025-2026.
Në përfundim të mbledhjes, anëtarët e Komitetit shqyrtuan disa çështje dhe kërkesa të ndryshme të pranuara nga komunitetet.