Sot në sallën e takimeve të Komunës së Lipjanit, u mbajt mbledhja e 40-të e Komitetit për Komunitete (KK), e udhëhequr nga kryesuesi, z. Skender Bikliqi, ku u shqyrtuan të gjitha pikat e rendit të ditës.
Gjatë takimit, Drejtori për Infrastrukturë, z. Sead Aliu, informoi anëtarët e KK-së lidhur me punimet që janë duke u zhvilluar në terren.
Në përfundim të mbledhjes, anëtarët e Komitetit shqyrtuan disa çështje dhe kërkesa të ndryshme që kanë pranuar nga komunitetet.