Sot në sallën e takimeve të Komunës së Lipjanit, u mbajt mbledhja e 4-të e Komitetit për Komunitete (KK), e udhëhequr nga kryesuesi, z. Alush Bikliqi, ku u shqyrtuan të gjitha pikat e rendit të ditës.
Gjatë takimit drejtori i Infrastrukturës z. Ardian Olluri, informoi të pranishmit lidhur me punimet që janë duke u zhvilluar në terren, ndërsa përfaqësuesit e Zyrës Lokale për Komunitete prezantuan raportin e punës së ZKK-së.
Në përfundim të mbledhjes, anëtarët e Komitetit shqyrtuan disa çështje dhe kërkesa të ndryshme të pranuara nga komunitetet.