Sot në sallën e takimeve të Komunës së Lipjanit, u mbajt mbledhja e 39-të e Komitetit për Komunitete (KK), e udhëhequr nga kryesuesi, z. Skender Bikliqi, ku u shqyrtuan të gjitha pikat e rendit të ditës.
Gjatë takimit, zyrtari kryesor financiar paraqiti informata lidhur me organizimin e dëgjimeve për kornizën afatmesme buxhetore të Komunës së Lipjanit, për planifikimin e buxhetit 2026-2028. Ndërsa përfaqësuesit e Zyrës Lokale për Komunitete informuan të pranishmit lidhur me raportin e punës së ZKKK-së.
Në përfundim të mbledhjes, anëtarët e Komitetit shqyrtuan disa çështje dhe kërkesa të ndryshme që kanë pranuar nga komunitetet.