Sot në sallën e takimeve të Komunës së Lipjanit, u mbajt mbledhja e 3-të e Komitetit për Komunitete (KK), e udhëhequr nga kryesuesi, z. Alush Bikliqin, ku u shqyrtuan të gjitha pikat e rendit të ditës.
Gjatë takimit drejtori i Bujqësisë z. Rexhep Rexhepi, informoi të pranishmit lidhur me subvencionet për vitin 2026, ndërsa përfaqësuesja e Qendrës për Punë Sociale informoi rreth rasteve sociale nga komunitetet joshumicë për vitin 2026.
Në përfundim të mbledhjes, anëtarët e Komitetit shqyrtuan disa çështje dhe kërkesa të ndryshme të pranuara nga komunitetet.