Komuna e Lipjanit përkatësisht Drejtoria për Ekonomi dhe Zhvillim, së bashku me Zyrën Lokale për Komunitete, njofton qytetarët nga komunitetet jo-shumicë se do të organizojë infosesion informues lidhur me thirrjen për aplikim për grante në ndërmarrësi, në bashkëpunim me organizatën HELP.
12 tetor 2026 (e hënë)
10:00
Salla e Kuvendit, Lipjan
Gjatë takimit, pjesëmarrësit do të informohen për kriteret, kushtet dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim në kuadër të kësaj thirrjeje për grante.
Ftohen qytetarët e interesuar nga komunitetet jo-shumicë të marrin pjesë dhe të informohen për mundësitë e mbështetjes së ndërmarrësisë.