Pas pesë ditësh me aktivitete sportive dhe argëtuese, mbrëmë u përmbyll me sukses edicioni i pestë i këtij festivali, i cili tashmë është shndërruar në një traditë që bashkon qytetarët dhe mërgimtarët rreth sportit, argëtimit dhe shoqërimit.
Në natën finale u zhvilluan garat përfundimtare në të gjitha disiplinat sportive, ndërsa kampionëve iu ndanë medaljet, një vlerësim i merituar për angazhimin, përkushtimin dhe shpirtin e tyre sportiv.
Disiplinat finale ishin:
Futboll,
Pingpong,
Teqball,
Shah,
Tenis,
Flippera,
Krah për krah (arm wrestling),
Peshëngritje,
Volejboll dhe
Streetball.
Lipjani – qyteti i sportit dhe sportistëve!