Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan me mbështetjen e Komunës së Lipjanit, njofton hapjen e thirrjes për aplikim për nxënësit e klasave 5–9 për pjesëmarrje në edicionin e pestë të P-GJASHT, Panairi i Gjuhës, Artit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Ky aktivitet edukativ synon të nxisë kreativitetin, mendimin kritik dhe inovacionin te nxënësit, përmes projekteve dhe prezantimeve në fushat e gjuhës, artit, shkencës dhe teknologjisë.
Data e mbajtjes: 10 qershor 2026
Vendi: Palestra sportive në Lipjan
Afati i aplikimit: 25 maj 2026
Aplikimi mund të bëhet përmes linkut zyrtar:
https://forms.gle/gDHYTL62vqSmwPhq9
Në kuadër të panairit do të organizohet aktiviteti “Shkencëtarët e vegjël”, i dedikuar për nxënësit e klasave të pesta.
Ftohen të gjitha shkollat dhe nxënësit e interesuar që të aplikojnë dhe të prezantojnë projektet dhe talentin e tyre në këtë aktivitet edukativ dhe kreativ.