Gjatë këtij takimi u diskutuan çështjet kryesore që lidhen me realizimin e projekteve të planifikuara për këtë vit, dinamikën e shpenzimeve buxhetore, si dhe ecurinë e të hyrave vetanake. Po ashtu u shqyrtuan sfidat dhe arritjet në ofrimin e shërbimeve komunale për qytetarët, me qëllim të rritjes së efikasitetit, transparencës dhe cilësisë në punë.
Kryetari z. Imri Ahmeti kërkoi nga drejtorët angazhim maksimal në përmbushjen e objektivave të parashikuara deri në përmbyllje të vitit fiskal, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet drejtorive për realizimin e plotë të planifikimeve për vitin 2025.
Drejtorët e drejtorive raportuan për progresin e projekteve aktuale, sfidat gjatë zbatimit të tyre dhe masat që po ndërmerren për të siguruar përmbushjen e objektivave institucionale.