Në këtë takim u diskutuan shumë çështje që kanë të bëjnë me realizimin e projekteve të planifikuara për këtë vit dhe mbarëvajtjen e tyre, për dinamikën e shpenzimit të buxhetit dhe realizimin e të hyrave vetanake sipas planifikimit buxhetor.
Kryetari z. Imri Ahmeti ka kërkuar nga drejtorët angazhim në përmbushjen e objektivave siç janë paraparë deri në përmbyllje të buxhetit, por fokus të veçantë të kenë edhe ndërtimin e planit për vitin e ardhshëm.
Po ashtu gjatë këtij takimi, Kryetari z. Imri Ahmeti ka kërkuar nga drejtorët angazhim maksimal në realizimin e punëve dhe shërbimeve komunale.
Ndërsa, drejtorët e drejtorive kanë raportuar lidhur me punët dhe sfidat gjatë realizimit të punëve dhe objektivave të tyre.