Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, ka marrë vendim për emërimin e z. Diamant Bytyqi, Nënkryetar të Komunës së Lipjanit.
Me këtë rast, Kryetari Ahmeti ka theksuar se ky emërim bazohet në përgjegjësi institucionale dhe besim të plotë në përkushtimin dhe kapacitetet profesionale të z. Bytyqi për të kontribuar në zhvillimin e komunës dhe në shërbim të qytetarëve.
“Me përgjegjësi institucionale dhe besim të plotë, sot mora vendim për emërimin e Diamant Bytyqit në detyrën e Nënkryetarit të Komunës. Ai është një njeri i përkushtuar, me integritet dhe vizion për të ardhmen. Jam i bindur se me punë, urtësi dhe bashkëpunim, do t’u shërbejë me nder dhe përgjegjësi qytetarëve tanë”, ka thënë kryetari z. Imri Ahmeti.
Në përmbyllje Kryetari i Komunës i ka uruar suksese z. Bytyqi në këtë detyrë të rëndësishme, duke shprehur besimin për një bashkëpunim të frytshëm në realizimin e objektivave dhe prioriteteve të Komunës së Lipjanit.