Komuna e Lipjanit në bashkëpunim me SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, u bën thirrje qytetarëve që dëshirojnë të bëhen familje strehuese dhe t’u ofrojnë fëmijëve në nevojë një mjedis të sigurt familjar, kujdes dhe dashuri.
Familjet e interesuara mund të marrin informata dhe këshillim, si dhe të përfitojnë trajnim dhe mbështetje financiare e profesionale gjatë procesit të strehimit.
Për më shumë informata kontaktoni:
Qendra për Punë Sociale Lipjan: 044 187 235
SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë: 045 316 486
Çdo fëmijë meriton një shtëpi. Ti mund t’ia japësh.