Sheshi “Adem Jashari” sonte u shndërrua në qendrën e festës, ku qytetarë dhe bashkatdhetarë të shumtë u mblodhën për të shijuar koncertin përmbyllës të festivalit “Mërgata Fest & Sports 2026”.
Performancat e këngëtarëve të mirënjohur sollën energji dhe emocion të veçantë, ndërsa publiku krijoi një atmosferë të jashtëzakonshme, duke e shoqëruar mbrëmjen me këngë, duartrokitje dhe momente të paharrueshme.
Para koncertit të pranishmit patën mundësinë të shijojnë sofrën tradicionale, e cila solli në qendër frymën e mikpritjes, zakonet dhe vlerat e traditës sonë.
Bashkatdhetarët të cilët gjatë kësaj periudhe janë rikthyer në vendlindje, i dhanë gjallëri qytetit të Lipjanit dhe u bënë pjesë e një mbrëmjeje të paharrueshme që bashkoi traditën, muzikën dhe atmosferën festive.