Nata e parë e festivalit Mërgata Fest & Sports, i organizuar nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, solli një atmosferë të jashtëzakonshme në sheshin “Adem Jashari”, ku qytetarë, bashkatdhetarë dhe mysafirë të shumtë festuan së bashku nën tingujt e muzikës shqiptare.
Performancat e Shyhrete Behlulit, Erjad & Rilind, Luljeta Idrizit, Vëllezërve Mëziu, Bardha Dernogllavës dhe Naser Berisha & Band krijuan një atmosferë të veçantë, duke sjellë energji, emocione dhe momente të paharrueshme për të pranishmit.