Komiteti për Komunitete përfshinë në radhët e veta shumicën e thjeshtë nga anëtarët e Kuvendit të Komunës, anëtarët tjerë janë përfaqësuesit e komuniteteve.
Çdo komunitet që jeton në komunë përfaqësohet nga, së paku një përfaqësues në komitetin për komunitete. Përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në komunë e përbëjnë shumicën e anëtarëve të komitetit të komuniteteve.
Komiteti i Komuniteteve është përgjegjës për shqyrtimin e përputhshmërisë së autoriteteve komunale me ligjin në zbatim dhe për shqyrtimin e të gjitha politikave komunale, praktikave dhe aktiviteteve për t’u siguruar se të drejtat dhe interesat e komuniteteve respektohen plotësisht. Komiteti gjithashtu i rekomandon Kuvendit të Komunës masat që duhet të ndërmiren për të siguruar jetësimin e dispozitave që kanë të bëjnë me nevojën e komuniteteve për t’u avancuar, shprehur, mbrojtur dhe zhvilluar identitetin e tyre etnik, kulturor, fetar dhe gjuhësor, si dhe për të siguruar mbrojtje adekuate të të drejtave të komuniteteve brenda komunës.
Komiteti për Komunitete ka mandat 4 vjeçar
Kryesuesi i Komitetit për Komunitete zgjedhet me shumicën e votave të anëtarëve të Komitetit.
Anëtarët e Komitetit për Komunitete
Skender Bikliqi, Kryesues, komuniteti turk
Gentianë Hoxhaj, Anëtare e Kuvendit LDK
Lumturije Bytyqi – Hasani, Anëtare e Kuvendit PDK
Shahadije Bikliqi – Dragaçina, Anëtare e Kuvendit LVV