Ndonëse viti 2020 shënon sfiden e jashtëzakonshme të paparashikuar me pandeminë COVID 19, Komuna e Lipjanit përkundër të gjitha vështirësive të shfaqura i ka kushtuar prioritet shëndetit dhe menaxhimit të periudhes me pandeminë.
Po ashtu është përkushtuar në vazhdimësi në realizimin e projekteve për përmirësimin e kushteve dhe krijimin e hapësirave më të mira, ofrimin e shërbimeve sa më cilësore si dhe sigurimin e apraraturave moderne.
- Renovimi i QMF-së në Janjevë
- Renovimi i QMF-së në Sllovi
- Renovimi i QMF-së në Magure
- Renovimi i AMF-së në fshatin Babush
- Renovimi i objektit dhe instalimi i nxemjeve në AMF – Dobrajë
- Renovimi dhe instalimi i nxemjeve në AMF dhe QMF
- Furnizimi me Inventar për QKMF
- Furnizimi me material për mirëmbajtjen e QKMF-së
- Furnizimi me dyer nga druri për QKMF
- Furnizimi me kabinë për dezinfektim dhe mirëmbajtja e saj për tre muaj
- Furnizimi me barna dhe material medicinal
- Kontrata DDD
- Furnizimi me reagensa për numëruesin hematologjik Mindary BC-30s për QKMF në Lipjan
- Rregullimi i kalldasë në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare
- Furnizimi me barna dhe material medicinal për nevojat e QKMF-së dhe shtëpisë së Komuniteteve
Kanë filluar punimet:
- Rregullimi i infrastrukturës në oborrin e QKMF-së