Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport organizon festivalin tashmë tradicional “Mërgata Fest & Sports 2026”.
Festivali do të sjellë aktivitete sportive, kulturore dhe argëtuese për të gjitha grupmoshat, duke krijuar një atmosferë festive për qytetarët dhe bashkatdhetarët tanë gjatë qëndrimit të tyre në vendlindje.
Komuna e Lipjanit fton qytetarët dhe mërgatën që të bëhen pjesë e këtij organizimi, i cili do të mbahet nga data 28 korrik deri më 5 gusht 2026, në Sheshin “Adem Jashari” në Lipjan.
Për programin e plotë të aktiviteteve, ju lutemi ta shihni agjendën e bashkëngjitur.
Mirë se vini në “Mërgata Fest & Sports 2026”!